Aktualitet

Sot festohet 7 Marsi dita e mësuesit, 136 vite nga krijimi i Mësonjëtores së parë shqipe!

Sot festohet dhe përkujtohet 7 Marsi, festa e Mësuesit ne Shqipëri.. Eshtë një ditë për të kujtuar e vlerësuar mësuesit për përkushtimin e tyre në mësimdhënie dhe në përgatitjen e brezave të ardhshëm. Zanafilla e kësaj dite përkon me 136 vite me pare me hapjen e mësonjtores së parë shqipe, e cila u çel në Mars të vitit 1887 në Korçë, pikërisht në një kohë kur shqiptarët mësonin shqip fshehurazi në shtëpitë e tyre, për shkak të sundimit Osman.

Edhe pse në kushte të vështira, kur mësimi i gjuhës shqipe ishte rreptësisht i ndaluar, mësonjëtorja e Korçës qëndroi e hapur për gati 20 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj. Kontributi i madh që këta atdhetarë dhe veprimtarë të shquar dhanë për kombin, dëshmohet nga dëshira e zjarrtë që ata kishin për të përhapur dijen në popull. Me ato mundësi që kishin ata u bënë iniciatorët e krijimit të teksteve të para shkollore të dokumentuara. Ata i kushtuan një rëndësi te madhe pajisjes me mjetet e duhura të mësimdhënies,për të bërë më tej dhe shpërndarjen e tyre te nxënësit e tyre. Të edukuar me frymën e lartë të patriotizmit këta nxënës do të bëheshin në të ardhmen pasuesit e denjë të ideologjisë së mësuesve të tyre dhe luftëtarë të devotshem ne luftën për liri dhe pavarësi.

Festa e 7 Marsit, u përforcua më shumë gjatë periudhës komuniste. Ajo ishte dita më e shënuar për mësuesit. Ishte një traditë e bukur, kur nxënësit zgjidhnin përfaqësuesit e tyre më të mirë, të cilët shkonin për vizitë në shtëpinë e mësuesit. Mësuesi i priste me gjithë të mirat, me ëmbëlsira e fruta, ndërsa dhuratat e nxënësve ishin shumë simbolike: lule, libër ose ndonje panorame.

Sot kjo traditë ka ndryshuar rrenjesisht. Festa e mësuesit organizohet në shkollë, me koncerte dhe aktivitete të ndryshme. Edhe dhuratat nuk jane thjesht lule apo simbolika te vogla por jane dhurata te shtrenjta dhe shume domethenese nga prindrit shqiptare. Per nje pjese te madhe te prinderve me paga minimale eshte shume e veshtire percaktimi i nje dhurate per mesuesit ne ditet e sotme. Tradita e kesaj dite sa vjen e degradohet pasi dhe vete femijet nuk organizohen me si me pare.

Exit mobile version