Aktualitet

Sot mbushen 7 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës.

Sot mbushen plot 7 vite nga Shenjtërimi i Nënë Terezës.  Më 5 Shtator 2016, botës iu shtua një shenjtore e re, Nënë Tereza.

5 Shtatori është shpallur festë zyrtare në vendin tonë me vendim të Këshillit të Ministrave.

7 vite më parë, Papa Francesku njohu dy mrekullitë e Nënë Terezës, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj në vitin 1997.

Nënë Tereza, e njohur si Anjeza Gonxhe Bojaxhiu, ka lindur në vitin 1910 në një familje shqiptare në Shkup. Në moshën 18-vjeçare u bë murgeshë.

Qëllimi i saj i vetëm ishte të ndihmonte njerëzit e vuajtur, të pamundurit dhe t’u shërbente të vërfërve, gjë që e bëri deri në fund të jetës së saj.  

Exit mobile version