Aktualitet

Sot në ditën Ndërkombëtare personat me aftësi të kufizuar protesta mes thirrjeve për ndryshim: “Pa akses, nuk ka progress” “Nuk ka intergim pa barazi”.

Protestë ndryshe.“Pa akses, nuk ka progres”, “Nuk ka intergim pa barazi”, janë këto thirrjet e personave me Aftësi të Kufizuar, në Ditën Ndërkombëtare të tyre, të cilët përmes një proteste përpara kryeministrisë renditen kërkesat që nga nevoja për më shumë akses në pjesën më të madhe të institucioneve apo mjedise publike si pasojë e mungesës së rampave, por edhe për sigurimin e transportit publik falas.Protesta ishte mbështetur nga një numër I konsiderueshëm njerëzish që I përkasin këtij target grupi njerëzish. Protesta e personave të kësaj kategorie është zhvilluar në të gjitha qytetet e vendit. Dhe sot ka kulmuar me protestën e zhvilluar në Tiranë. Drejtoresha e përgjithshme e çështjeve sociale në Bashkinë e Tiranës Anisa Subashi tha se me fondit social do sigurohen më shumë shërbime për këtë kategori, sidomos në zonat rurale të cilat janë edhe më problematike. Jo vetëm kaq por ,Subashi njoftoi që në 2024 do hapen edhe dy qendra të reja me fokus social në kryeqytet. Ndërkohë një grup paraplegjikësh zhvilluan një tubim para Kryeministrisë, ku rënditen 10 pika të lidhura me çështjet ekonomike, aty ku këta individë shohin dhe vështirësitë më të mëdha.

Exit mobile version