Aktualitet

Sot nisi shpërndarja e bonusit, të moshuarit do të marrin 5 mijë lekë bashkë me pensionin mujor

 Që prej orës 07:00 të mëngjesit, të moshuarit që kishin sot datën e marrjes së pensionit, por edhe ata që nuk e morën dot pensionin në datat 2 dhe 3 sepse ishte fundjavë, bashkë me të kanë tërhequr edhe bonusin prej 5 mijë lekësh.“Po e shpërndajmë bonusin bashkë me këstin mujor të pensionit, ndryshe nga vitet e mëparshme, kur kishim një grafik vetëm për shpërndarjen e bonusit, gjë që shkaktonte radhë. Sot ka pasur pak dyndje në pikat e postës sepse kanë qenë dy ditë pushim dhe po marrin pensionin ata që e kanë datën e marrjes në datë 2, 3 dhe 4. Llogaritë e Postës Shqiptare janë mbushur me para. Problemi është te cash-i që posta bën brenda pikave të veta. Ka të bëjë me një vonesë kohore brenda postës për të lëvizur cash-in”, tha drejtori i Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado. “Nuk ka radhë. Unë jam i kënaqur sepse edhe vitin që vjen më rritet prapë. Rritet ekonomia, rritet edhe pensioni”, tha një pensionist.“Asnjë pengesë. Tani erdha, tani e mora. Marr edhe për gruan, edhe për vete. Por aty tek ai sporteli nuk kishte lekë, do vij më vonë për ta marrë për gruan.”theksoi e moshuara.“E mora nëna. Shumë faleminderit që na gëzojnë sa kanë mundësinë. Nuk pati radhë, as probleme. Unë vij e marr vetë, edhe pse po të dua, ma sjellin edhe me postë.”tha një I moshuar për tv vision plus. Njësoj duhet të veprojnë edhe pensionistët e tjerë: ata duhet të paraqiten për të tërhequr shpërblimin në datën e përcaktuar për të marrë pensionin.Ata që nuk shkojnë dot në pikat e shpërndarjes gjatë dhjetorit, kanë mundësi për ta marrë bonusin deri në dhjetorin e vitit 2024.Ndërsa ata që kanë zgjedhur shërbimin e postës për të marrë pensionin, bashkë me të në shtëpi do t’i shkojë edhe shpërblimi prej 5 mijë lekësh.Përfitues të shpërblimit të fundvitit janë 704 mijë pensionistë, ndërsa fondi i vënë në dispozicion nga qeveria është 3.5 miliardë lekë./

Exit mobile version