Nderron trendi i specializimeve ne mjekesi. Ndryshe nga vitet e tjera kete vit do te specializohen më shumë anestezitë, reanimatorë ,mjekë pediatër, mjek familjeje e mjekë urgjence. Keto fakte I ka publikuar universiteti i mjekësisë. Jane publikuar kuotat e pranimit nga universiteti I mjekesise për ata që duan të ndjekin ciklin e studimeve të specializuara, ku specialitet kanë nga 20 kuota pranimi. Duke u bazuar ne ndryshimet e trendeve te fundit terheqja e kuotave te specializimeve ka radhitur ne vend te pare dermatologjine. Kandidatët kanë të preferuar dermatologjinë ndonëse ka vetëm 5 kuota pranimi. Ndryshe nga vitet e tjera ku kryesonte kirurgjia keto vite duket se ka rene kerkesa per te. “Ka rënë kërkesa për kirurgji por është shtuar për dermatologji që më parë nuk e preferonin”, tha Prof. Drt. Arben Gjata-rektor i UMT. Rektori i Universitet tha se një degë e re hapet në mjekësinë dentare ndërkohë në masterin profesional që hapet së shpejti do të ketë në teknikë dentare do te ketë diploma të përbashkëta me universitetin e Peskares. “Hapet ortodonci, master profesional për impinatologji dhe teknik dentare”, u shpreh Gjata. Këtë vit do të nisin të specializohen per mjeke 325 studentë mjekësie të cilët nuk duhet të kenë më pak se 380 pikë të grumbulluara nga testi i informatizuar plus pikët e mesatares.