Shqiptarët ishin kombësia e dytë më e madhe e njerëzve të dëbuar me urdhër kthimi nga shtetet e Bashkimit Europian gjatë vitit të kaluar. Të dhënat e bëra publike nga Eurostat tregojnë së në vitin 2023, shtetet e BE nxorrën urdhra dëbimi për 7810 emigrantë të paligjshëm shqiptarë duke i detyruar të kthehen në vendin e tyre.
Numri i njerëzve që kthehen në vendet e tyre, pasi kanë marrë një urdhër për t’u larguar nga vendet e BE+ u rrit me 25 për qind në vitin 2023, duke arritur në mbi 111 mijë persona.
Sipas të dhënave nga Eurostat, zyra e statistikave të Bashkimit Evropian, në vendin e parë ishin gjeorgjianët me 10 mijë e 345 urdhra, më pas shqiptarët dhe në vendin e tretë u renditën turqit me rreth 5600 urdhra.