Aktualitet

Statistikat e INSTAT te 3-mujorshit te fundit te 2022/Rriten lejet e ndërtimit, kryeson Durrësi lë pas Tiranën, ndërsa Kukësi nuk ka dhënë asnjë leje.

INSTAT ka bërë publike statistikat përsa i përket numrit të lejeve të ndërtimit në të gjitha qytetet e vendit. Pavarësisht inflacionit nga lufta në Ukrainë, sektori i ndërtimit nuk njeh krize por vazhdon të ketë tendencë rritjeje. Bazuar ne të dhënat e INSTAT, në tre mujorin e fundit të vitit 2022, numri i lejeve të reja të ndërtimit ishte 415 dhe verehet se ky numer  është rritur me 16.6% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2021, kur ishin miratuar  vetem 356 leje. Numrin më të madh të lejeve të ndërtimit sipas INSTAT e ka dhënë Bashkia e Durrësit, me 189 leje te reja kundrejt 89 leje tëreja te dhena nga bashkia e  Tiranës. Nje fakt qe vihet re dhe veçohet ng ate gjitha bashkite e vendit eshte Bashkia e Kukësit kjo e fundit  në 6 muajt e fundit të 2022 nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. Edhe pse Durrësi është në vendin e parë për lejet e ndërtimit të dhëna, sa i takon sipërfaqes së lejeve të ndërtimit të miratuar, Tirana është në vendin e parë me 348.310 metra katror, kundrejt 79.491 në Durrës. Por sipas INSTAT sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2022, është 555.779 m 2 , nga 608.870 m 2 miratuar në tremujorin e katërt 2021, duke shënuar një ulje prej 8,7 %.

Sa i takon vlerës së lejeve të ndërtimit të dhëna, për ndërtesa dhe punime inxhinierike gjatë 2022 llogaritet në 26.6 miliardë lekë, nga 27,0 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2021, duke shënuar një rënie prej 1,7 %. Lidhur me vlerën, vihet re se Tirana edhe këtu mban vendin e parë me 12.156.725 milionë lekë, e ndjekur nga Elbasani, me 3.830.507, dhe pse në Elbasan janë dhënë vetëm 23 leje ndërtimi. Ndërsa Durrësi, edhe pse ka numrin  më të madh të lejeve të ndërtimi, vlerën e lejeve të ndërtimit e ka 2.691.797, ose 1 milionë më pak se Elbasani. Gjatë vitit 2022, janë miratuar gjithsej 1.420 leje ndërtimi nga 1.396 leje të miratuara në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 1,7 %. Gjatë vitit 2022, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.667.497 m 2 , nga 2.316.709 që ishte në vitin 2021, duke shënuar një rritje prej 15,1 %..

Exit mobile version