Strukturat hoteliere janë vënë në kërkim të forcës punëtorë të kualifikuar për të pasur një të ardhme sa më të mirë në turizëm. Turizmi është një sektor kyç në ekonominë e vendit, por që shpeshherë sfidohet nga mungesa e fuqisë punëtore. Në Durrës, kjo vështirësi është e ndjeshme sidomos gjatë periudhave të sezonit turistik kur kërkesa për shërbim është në rritje.
Zgjidhjen, operatorët turistik e shohin kryesisht te institucionet arsimore të vendit tonë për të siguruar forcë punëtore të kualifikuar.
“Është një kërkesë e hershme e jona, qoftë për studentët, qoftë dhe për nxënësit e shkollave profesionale, të cilët janë një krah i fortë pune në sezonin turistik.”
Shtimi i numrit të turistëve të huaj dhe vendas, ka nxitur strukturat e Hoteleri-Turizmit të shtojnë kapacitet akomoduese, si dhe të rrisin standardin e shërbimit.
“Këtë vit, të gjithë strukturat turistike kanë marrë masat për të shtuar kapacitetet, për të rritur standardin e shërbimit, për të marrë punëtorë më të kualifikuar.”
Por, a janë gati strukturat turistike për të pritur fluksin e turistëve, prenotimet e të cilëve kanë nisur që vitin e kaluar?
“Unë them që Shqipëria është gati për të përballuar çdolloj fluksi turistik, duke pasur parasysh anën profesionale që të gjithë turistët vijnë me prenotim.”
Sezonin e kaluar, Durrësi u vizitua nga një numër rekord turistësh të huaj, ndërsa sezoni i ardhëm sipas parashikimeve pritet të sjellë akoma edhe më shumë.