Aktualitet

Studimi për gratë në Shqipëri, 78% e shohin veten vetëm në familje

Një studim për gratë në Shqipëri ka marrë në shqyrtim gjendjen, perceptimet dhe situatat me të cilat përballet gjysma e popullsisë. Nëse sa i takon politikës, gratë kanë interes të ulët, gjetje cilësohet perceptimi i tyre për gruan mes karrierës e mëmësisë, ku 78% e tyre e shohin veten kryesisht në familje.

Monika Kocaqi, bashkautore e studimit tha se gratë priren të plotësojnë pritshmëritë e shoqërisë kur i japin më shumë rëndësi mëmësisë se sa karrierës dhe se kjo vjen jo për arsye shëndetësore.

Barazia gjinore nuk përbën një nga tri vlerat kryesore të grave shqiptare dhe studimi sjell të dhëna që në të ardhmen do të orientojnë mbështetjen ndaj tyre.

“Drejtësia gjinore dhe mbështetja për të drejtat e grave është shumë e rëndësishme për ne sepse e cilësojmë një pjesë integrale të drejtësisë sociale. Besojmë se një shoqëri e lirë, e drejtë dhe solidare nuk mund të ekzistojë pa një drejtësi gjinore. Donim një studim, mbi situatën e grave, perceptimeve të tyre apo kërkesave në fusha të ndryshme që ta bazojmë punën tonë në të ardhmen mbi këto të dhëna”, tha Stine Klapper, drejtore e “FriedrichErbert”.
1000 gra nga i gjithë vendi janë pyetur për besimin, punën, arsimin, traditat, sigurinë, politikën dhe shëndetin ndërsa studimi nxjerr në pah se stereotipet dhe pabarazia janë ende të pranishme.

Exit mobile version