Aktualitet

Tatimet nisin hetimin e qytetarëve që kanë makina luksoze


Qytetarët që lëvizin me automjete luksoze do të kalojnë në sitën e Tatimeve nëse i justifikojnë automjetet me të ardhurat që kanë deklaruar gjatë viteve në tatime. Administrata Tatimore dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë nisur një projekt pilot për të kaluar në sitë të gjithë ata që zotërojnë mjete luksoze. Lajmi bëhet publik në Programin e Reformave Ekonomike 2024-2026.

DPT-ja po ndërmerr një projekt pilot me DPSHTRR të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit lidhur me asetet e tjera të tatimpaguesit,” thuhet në dokument.

Tatimet thoënë se pjesë e hetimit do të jenë edhe invidët që janë subjekt sanksionesh në përputhje me marrëveshjet që Shqipëria ka me organizatat ndërkombëtare.

Exit mobile version