Pajisjet që përdoren nga dentistët duhet të jenë të sterilizuara sipas një protokolli shumë specifik, duke qenë se aty pacienti mund të rrezikojë shëndetin duke marrë infeksione apo sëmundje të ndryshme.
Pak ditë më parë heqja e dhëmballës së infektuar i kushtoi shtrenjtë një 20-vjeçari nga Fushë Kruja. Dentisti ia hoqi pa grafi, iu infektua gjithë goja dhe fyti. Për 5 javë shtrohet në QSUT ku operon fytin, ndërkohë që merr vesh se gjatë heqjes së dhëmballës ka marrë edhe Hepatitin C. Ngjarja u bë shumë virale në media. Por ky nuk është rasti i vetëm sepse ka edhe shumë qytetarë të tjerë që kanë pasur shqetësime pas proceduarve te dentisti.
Viruset ose bakteret mund të transmentohen gjatë procedurave dentare kur nuk ndiqet një protokoll i rregullt mjekësor. Një nga problemet më të mëdha është fakti që disa klinika dentare mjaftohen me dezinfektimin e veglave të punës dhe jo sterilizimin e tyre.
Në këtë periudhë stomatologët kanë edhe më shumë fluks pasi po vijnë edhe emigrantët që zgjedhin të përmirësojnë shëndetin e tyre oral këtu.