Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport me çështje që kanë të bëjnë me familjen. Njëra nga këto pyetje mundohet të kuptojë mendimin e tyre për familjen ideale në raport me numrin e fëmijëve.Sa fëmijë duhet të ketë një familje ideale? Është një nga pyetjet e sondazhit. Nga përgjigjet, vihet re qartë se shumica e të anketuarve mendojnë se familja ideale duhet të ketë 3 fëmijë.
Janë 39.3% e të pyeturve, që mendojnë se duhen 3 fëmijë në një variant të familjes ideale.
31,2% mendojnë se “idealja” është që një familje, të ketë 2 fëmijë.
19.1% mendojnë se, 4 fëmijë, përbëjnë familjen ideale.
Më pak në përqindje, janë ata që mendojnë se familja ideale duhet të ketë më shumë se 4 fëmijë (5 fëmijë 2.1 %, 6 fëmijë 0,6%, më shumë se 7 fëmijë 0,5 %)
Ata që e mendojnë familjen apo e shohin ideale me 1 fëmijë dhe asnjë fëmijë, janë vetë 0.2 % e të pyeturve.