Teksa ekonomia e vendit në këto 30 vite tranzicioni është rritur nga viti në vit, përfitimet nga rritja nuk po reflektohen te kapitali human, sidomos tek të rinjtë. Pas emigracionit të lartë të viteve, zhvillimet e brendshme në sistemin arsimor dhe tregun e punës për të rinjtë tregojnë përkeqësim. Një botim i fundit i INSTAT mbi mirëqenien e adoleshentëve tregoi se për vitin se në vitin 2021 gati 32% e 20-vjeçarëve nuk ishin në shkollë dhe as në punë.Gati një e treta e e grupmoshës 20-24 vjeç nuk bën asgjë për formimin profesional, qoftë nga arsimi, qoftë nga tregu i punës. Gjendja e të rinjve sot është pasqyra e se nesërmes së shoqërisë. Synimet për t’u larguar nga vendi po i mbajnë të rinjtë larg shkollës dhe tregut të punës, teksa shifrat tregojnë për një braktisje të lartë të arsimit bazë. Për të rinjtë, procesi i arsimimit dhe formimit profesional, është parësor dhe i paraprin karrierës së mëvonshme profesionale, prandaj dhe sa më herët në moshë, aq më të zënë janë të rinjtë me procesin e mësimit dhe, si rrjedhim, ka më pak pjesëmarrje në tregun e punës .Anketa e INSTAT tregon se, mosha 15-19 vjeç, në pjesën më të madhe, është ende e angazhuar në arsim dhe janë të paktë të rinjtë që ndjekin shkollën dhe njëkohësisht kryejnë ndonjë punë, si punë verore, në fundjavë, apo pas mësimit. Mosha 20-24 vjeç, ka një ndarje më të barabartë midis punësimit dhe arsimit, por shqetësues mbetet fakti se një pjesë e madhe të rinjve që nuk janë, as në punë, por as duke ndjekur shkollën apo ndonjë trajnim të cilët përbëjnë 32 për qind të kësaj grup-moshe.Ky grup është i konsiderueshëm edhe në grup-moshën 25-29 vjeç. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 30% kësaj grupmoshe nuk është as në punë dhe as në shkollë. Në këtë grup-moshë bie në sy një përqindje më e madhe e femrave në krahasim me meshkujt që as nuk mësojnë as nuk punojnë.Kërkesa për punë rritet së bashku me shkallën e punësimit dhe pjesëmarrjes në fuqinë punëtore, dhe të rinjtë shpesh kanë vështirësi për të gjetur punë.Rënia e shkallës së papunësisë fillon që pas moshës 25 vjeç, por edhe për grup-moshën 15-29 vjeç është pothuajse dyfishi i treguesit që i referohet popullsisë në moshë pune.Nga ana tjetër treguesit e arsimit tregojnë braktisje të lartë të arsimit bazë dhe rikthimit të analfabetizmit në nivele të frikshme.Në vitin shkollor 2021-2022 u regjistruan në arsimin bazë 9-vjeçar 92% e nxënësve të grup-moshës 6-14 vjeç, në krahasim me popullsinë përkatëse (të grup-moshës 6-14 vjeç), përkundrejt 96,5% në vitin shkollor 2017-2018.Kjo shifër tregon se 8% e grupmoshës 6-14 vjeç do të jenë analfabet pa aftësitë bazë. Aftësimi i fëmijëve është pasqyra e së nesërmes së ekonomisë tonë.Fenomeni i braktisjes së shkollës që u rrit gjatë pandemisë u përforcua edhe më tej gjatë vitit 2021 në vend që të ulej pas kthimit të vendit në normalitet. Anketa më të detajuara që lidhen me emigracionin tregojnë se braktisja e shkollës në arsimin bazë në nivele të larta lidhet me zhvillimet e vrullshme demografike. Në fshatrat e thella të vendit shkollat mungojnë ose mësimi është i organizuar me klasa kolektive me një rënie drastike të cilësisë. Në vend është kthyer braktisja e shkollës e sidomos nga femrat./ Monitor