Aktualitet

Temperaturat e larta/ Shtohet numri i pacientëve në spitalin e Kukësit, mbi 60 persona kërkojnë ndihmë mjekësore çdo ditë

Temperaturat e larta në Kukës kanë sjellë probleme shëndetësore për qytetarët. Në spitalin rajonal të Kukësit, numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjeksore është shtuar.

Numërohen mbi 60 persona në ditë që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit, pohon mjeku i kësaj urgjence Neritan Biba.

Biba shton se urgjenca e spitalit po e përballon këtë situatë në bazë edhe të protokollit mjeksor por edhe masat e marra për fluksin verorë të pacientëve.

Në spitalin e Kukësit fluks pacientësh ka edhe në repartet e tjera si pediatri dhe kardiologji, numri i pacientëve që paraqiten për shqetësime kryesisht të zemrës janë shtuar, pohon shefi i kardiologjisë Edvin Kovaçi.

Numërohen mbi 15 persona në ditë që drejtohen tek kabinetii kardiologut për shqetësime të zemrës.

Sipas mjekëve shqetësimet vijnë për shkak të temperaturave të larta dhe presionit të lartë atmosferik.

Ushqime të përzgjedhura dhe mbrojtje prej rrezatimit diellor janë disa prej këshillave të mjekut për këto ditë me temperatura përvëluese.

Exit mobile version