Fëmijët duhet të jenë në një mjedis me hije dhe të freskët, rekomandojnë ekspertët. Duke qenë se korriku i vitit 2023 ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, pediatri tregojnë se si fëmijët që i përkasin grupeve të cenueshme duhet të mbrohen nga nxehtësia.
Pediatri tregon se fëmijët duhet të qëndrojnë në një ambient me hije dhe të freskët me rroba të lehta, duke mos dalë jashtë pa arsye në mesditë kur është shumë vapë. Nëse ka nevojë të dalë të mbajë këpucë jo të mbyllura, sandale, veshje të lehta, kapele dhe syze. Duke iu referuar mënyrës sesi kujdestarët e fëmijëve do t’i ndihmojnë ata të përballojnë temperaturat e larta, pediatrët pohojnë se fëmijët duhet të pinë ujë të freskët, të konsumojnë ushqime të lehta, të pushojnë.
Sa i përket transportit, ata nuk duhet të qëndrojnë në makinë të mbyllur pa kondicioner.
Të pyetur në lidhje me aktivitetet që mund të ketë një fëmijë në një sezon të nxehtë, ekspertët përgjigjen se ai mund të luajë në një park apo kënd lojërash kur dielli fillon të perëndojë dhe pasi ka pushuar në mesditë, ka ngrënë, është shtrirë. Duke iu përgjigjur pyetjes se cilat janë gabimet më të shpeshta që mund ta çojnë një fëmijë në spital në vapë ekstreme, pediatrët pohojnë se ekspozimi ndaj nxehtësisë ekstreme dhe diellit është më i rëndësishmi pasi “Rrezatimi krijon një efekt më specifik në tru. Kjo kërkon shumë vëmendje”.