Tërmeti prek serish Shqiperine. Kete here ka qene Korça e cila eshte gdhire me lekundje te here pas hereshme. Konkretisht një tërmet me magnitudë 4.3 është regjistruar rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në qytetin grek të Janinës, që ndodhet shumë pranë kufirit me Shqipërinë. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Korçë. Por në një telefonatë në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News, një qytetar nga një fshat i Korçës, ka treguar se paslëkundjet vazhdojnë të ndjehen herë pas here. Ai ka thënë se të gjithë qytetarët kanë të gjithë natën përjashta, pasi janë trembur nga tërmeti tragjik që ra më 6 shkurt në Turqi. “Kemi nga ora 3 pa i çerek që po bie tërmet në Korçë. Edhe tani deri para 10 minutash ka paslëkundje. Po ndezim TV dhe nuk po dëgjojmë gjë në media. Kanë qenë lekundje të herëpashershme, dëme nuk kemi, por na bën përshtypje që mediat që nuk po informojnë. Ishte ora 3 e natës dhe kemi gjithë natën përjashta. Pam atë të Turqisë dhe e dinim se do të bëheshe nami. Vazhdojnë lëkundjet akoma”, u shpreh qytetari. Kompanitë e sigurimit mbajtën një peshë jo të vogël në pagesën e dëmeve nga tërmeti. Pjesa më e madhe e tyre ishin banesa të siguruara për efekt të kredive. Ajo që u vu re në këtë rast ishte ecuria e shpejtë e pagesave, e lidhur me faktin se ky portofol është i risiguruar.Ndërkaq ju bëjmë thirrje gjithe shqiptareve qe te kthejne syte nga pronat e tyre, ne rastin konkret te banesave dhe ti pajisin ato me sigurimin e duhur. Vlen per tu kujtuar se ne rastin e dy termeteve te fundvitit 2019 Albsig eshte cilesuar si nje ndër kompanite e Sigurimeve qe ka qene prane konsumatorit ne ditet me te veshtira per ta dhe eshte pergjigjur ne menyre efikase te mundshme duke I demshperblyer ne kohe rekord dhe kundrej cdo kuadri ligjore. Kompania Albsig mbështetet në burime financiare të mjaftueshme duke qenë pjesë e Kastrati Group dhe risiguruesve më të mëdhenj europian. Në këto ngjarje tepër të rrezikshme për vete jetën por edhe për pronën, kompania e sigurimeve Albsig largoi sadopak frikën dhe shqetësimin e klientëve të saj duke pasqyruar një dedikim të rrallë. Perfaqesues nga ALBSIG, tregojne se janë paguar për ngjarjet e tërmetit vetëm nga kjo kompani 12 milionë euro. Lidhur me modelin e sigurimit që duhet të aplikohet tek prona, ata theksojne se duhet të bëhet i detyrueshëm.Fillimisht, vlen për t’u theksuar fakti që shoqëria Albsig ishte shoqëria më e ekspozuar lidhur me ngjarjet e dy tërmeteve, atë të shtatorit dhe nëntorit 2019. Shoqëria me numrin e kërkesave për dëmshpërblim më të lartë në nivel tregu, lidhur me ngjarjet e sipërpërmendura, si rezultat i zotërimit të pjesës më të madhe të tregut të sigurimit të pronës në rajonin Tiranë – Durrës, por edhe në nivel kombëtar.Me rreth 1330 kërkesa për dëmshpërblim lidhur me tërmetin e 26 Nëntorit 2019, Albsig, falë korrektësisë së treguar në procesin e vlerësimit ka paguar në një kohë rekord, deri tani, një vlerë rreth EUR 11,000,000, pa llogaritur këtu kërkesat dhe pagesat e dëmeve të tërmetit të shtatorit 2019.Duhet nënvizuar edhe fakti që, referuar të dhënave të AMF (Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare), shoqëria e sigurimit ALBSIG rezulton të ketë numrin më të ulët të praktikave të dëmeve të mbetura pezull (të papaguara) ndër vite në nivel tregu, me vetëm 339 raste, për një vlerë totale prej rreth 493 milionë lekësh, ku një pjesë janë dosjet e dëmshpërblimit për tërmetin e nëntorit 2019, gati për t’u paguar në momentin kur do të ketë një vendim përfundimtar nga strukturat e pushtetit vendor, mbi disa godina apo objekte, për të cilat nuk ka konkluzion përfundimtar nëse do të shemben apo riparohen.Në total, shuma e dëmshpërblimit lidhur me tërmetet e ndodhura gjatë vitit 2019, paguar nga Albsig, arrin vlerën rreth 12,000,000.milion euro.