“Një plazh ndryshe çdo ditë, në Shqipëri”. Kështu e prezanton vendin tonë e përditshmja britanike “The Guardian” në një artikull kushtuar vendeve që duhet të vizitohen me patjetër gjatë këtij sezoni turistik.
Shqipëria është nga ato vende, që vitet e fundit e kanë hedhur vëmendjen nga sektori i turizmit, si një nga sektorët më të fuqishëm ekonomik, duke qenë se edhe kushtet natyrore e favorizojnë shumë. Vendi ofron detin, malin, fushën, luginën, lumenj, laguna, pyje etj. të cilat mund të vizitohen brenda një kohe të shkurtër dhe duke ja bërë më të lehtë turistit për t’i shijuar të gjitha së bashku. Sigurisht që pa harruar këtu edhe kështjellat, kalatë, parqet arkeologjike etj.Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë dhe Sarandë, etj, plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj, janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.
“Mund të mos jetë vendi që ju vjen menjëherë në mendje kur mendoni për pushime, por resortet që janë gjysmë ore larg nga kryeqyteti ofrojnë plazhe të mrekullueshme”. Kjo është arsyeja e parë që liston prestigjiozja për të gjithë audiencën e saj.
Nga Korfuzi, për të mbërritur në brigjet e Shqipërisë kushton vetëm 20 Euro me traget, por veç udhëtimit të lirë, vizitorët që nuk kanë qenë më parë do të zbulojnë që dreka mund të nisë me 8 Paund për person në një restorant të këndshëm.
Gazeta britanike ndalet të plazhet e Dhërmiut, si më të veçantë në rivierën shqiptare. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria listohet mnga mediat ndërkombëtare si një nga vendet që duhet të vizitohet patjetër.