Aktualitet

Tirana  “pushtojhet” nga turistët ; Të huajt të impresionuar nga bukuritë e Shqipërisë

Turistët “pushtojnë” metropolin Shqiptar. Fundjava ka nxjerr në pah ëm shumë boom e turistëve të huaj në kryeqytet.  Turistë të shumtë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar pushimet, duket se nuk preferojnë vetëm detin. Mes mikpritjes, ushqimit dhe zhvillimit të kryeqytetit ata e nisin rrugëtimin e njohjes me vendin tonë nga zemra e Tiranës, në sheshin “Skënderbej”.  Një pjesë e tyre shprehen se janë njohur me Shqipërinë përmes sugjerimeve të miqve të tyre, apo edhe nëpërmjet promovimit në mediat ndërkombëtare e rrjetet sociale. “Kemi dy ditë që ndodhemi këtu do të qëndrojmë për një javë. vizituam disa vende në tiranë si xhamia, teatri, kisha e shumë monumente të tjera. E kemi shijuar shumë sidomos motin me diell që këtu është i mrekullueshëm. Jemi të surprizuar nga ky qytet. Ka një miksim të ndërtesave të vjetra historike me pjesën moderne të qytetit që e bën edhe më impresionuese. Ne kemi dëgjuar për Shqipërinë në media, e kemi parë në Instagram e  rrjetet e tjera sociale dhe është një destinacion shumë i sugjeruar nga spanjollet.” U shpreh për televizionin Vision Plus turisti spanjoll. Grupet me turistë duke vizituar pikat turistike të Tiranës I shikon kudo. “Një mik i imi ishte këtu vëren e kaluar dhe më tregoi për këtë vend të bukur. Më sugjeroi që duket ta vizitoja pasi kishte shumë gjera për të parë e për të bërë. Mendoj se do te kthehem sërish ndoshta pas disa vitesh kur ky vend të ketë akoma më shumë turizëm.” U shpreh një turist I grupit Polak. Të ardhur nga vende të largëta, jo vetëm brenda Europës, edhe këtë vit turistët kanë mbushur rrugët e sheshet. Disa prej tyre i sheh me aparate fotografike në duar, ku fokusojnë ndërtesat dhe pikat më interesante që kryeqyteti ofron. “Jam nga Koreja e Jugut dhe emri im është Jan Xin Khan. Është hera e pare ne Shqipëri dhe mendoj qe është një vend i bukur për t’u vizituar. Më pëlqen gjithçka kam parë këtu. Mbi të gjitha më pëlqejnë njerëzit që jetojnë në Shqipëri”u shpreh një turist korean. Grupet e turistëve në Tiranë janë nga shtete të ndryshme të botës. Nuk mungojnë dhe grupet nga fqinjët tanë sic është Greqia. “Unë jam nga Greqia dhe kemi ardhur këtu me guidë. Ne sapo kemi ardhur dhe nuk kemi pare akoma qytetin. Nuk kam dëgjuar dhe nuk e njoh shumë vendin tuaj por besoj qe do te mësoj shumë nga kjo vizitë.”u shpreh turisti grek Edhe guidat turistike pohojnë se në këtë sezon Tirana është kthyer në një magnet për të huajt. Në rrugët e mbushura të kryeqytetit gjen dhe nga ata turistë që zgjedhin të rikthehen në Shqipëri, ndërsa në Tiranë mund të provosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, arkitekturor e deri te turizmi malor.

Exit mobile version