Bashkia e Tiranës merr masa lehtësuese për mundësi parkimi për besimtarët musliman me rastin e faljes së Bajramit. Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Bashkia Tiranë. Për qytetarët e Tiranës, hapësira e parkimit është një nga problemet kryesore që sa vjen e bëhet më i vështirë. . Me shtimin e popullsisë është rritur dhe numri i makinave, gjë e cila krijon probleme për sigurimin e vendeve të lira të parkimit publik dhe privat brenda qytetit. Me rastin e Fitër Bajramit, Bashkia e Tiranës ka menduar që t’u vijë në ndihmë të gjithë besimtarëve myslimanë. Ditën e premte, më 21 Prill, për faljen e besimtarëve, tre parkingje në kryeqytet do të jenë falas, në mënyrë që ata të mund ta kryejnë ritualin e faljes pa asnjë pengesë. Parkimi te “7 Xhuxhat”, te Sheshi “Skënderbej” dhe te Bulevardi i Ri do të jenë pa pagesë nga ora 5:00 -9:00 të mëngjesit. Ky muaj ka qenë një muaj solidariteti në Tiranë, ku bashkia nga ana e saj ka organizuar aktivitete të shumta sociale.Vlen për tu theksuar se nga Bashkia Tiranë janë shtruar disa iftare për besimtarët musliman.