Aktualitet

“Tre vite punë të detyruar në Shqipëri”, studentët e Mjekësisë në protestë kundër draftit të qeverisë: Para se të frenoni ‘eksodin’, pyesni veten pse ikin mjekët?!

Studentet e mjekesise serish te pakenaqur. Kete lajm e bejne me dije vete ate gjate protestes.Studentët e Mjekësisë janë hedhur sot në protestë, në shenjë kundërshtie për draftin që i detyron ata që të punojnë në Shqipëri për 3 vite. Punesimi me kusht tr evite ne Shqiperi eshte bere sebep qe ata te kundershtojne ate. Një përfaqësuese e tyre u paraqit se ishin kundër kësaj ideje, ndërsa shtoi se ky rregull nuk është zgjidhje për të frenuar ikjen e mjekëve.“Jemi kundër idesë që ministria e Arsimit dhe e Shëndetësisë, për të parandaluar ikjen e mjekëve. Kjo bie ndesh me parimet demokratike, atë të lëvizjes së lirë. Një vend si Shqipëria, që synon BE, është vendim shumë diskriminues. Nuk pretendohet se shkollimi vlen kaq shtrenjtë. Nuk do ta pranojmë këtë vendim. Nuk duam që në shtator të gjendemi pabesisht. Pyeteni veten se pse po ikin mjekët? Çfarë po bëni për t’i mbajtur? Përmirësoni arsimin dhe sistemin shëndetësor. Përmirësoni kushtet. Studentët e Mjekësisë ftohen, jo detyrohen!”, tha protestuesja.

Exit mobile version