Ekonomi

Tregu i auditimit arrin në 10.6 milionë euro, renditja e 30 shoqërive më të mëdha

Tregu i auditimit në vitin 2022 arriti në rreth 1.21 miliardë lekë, ose rreth 10.6 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP), një autoritet rregullator i pavarur, i cili kontrollon zbatimin e kritereve ligjore tek audituesit ligjorë dhe kontabilistët e miratuar. “Në krahasim me vitin e mëparshëm është shënuar rritje prej 9.87% në volumin e të ardhurave të realizuara nga honoraret e shërbimeve të auditimit ligjor”, pohon Dritan Fino, kryetar i Bordit të Mbikëqyrjes Publike. Z.Fino shton se “Bordi i Mbikëqyrjes Publike, si autoritet mbikëqyrës i auditimit vlerëson se nëpërmjet procesit të kontrollit të sigurimit të cilësisë ka ndikuar pozitivisht jo vetëm në rritjen e tregut të auditimit, por ka pasur një rol të rëndësishëm në çështjet e raportimit të auditimeve dhe rritjes së transparencës si me BMP ashtu edhe me publikun.Mbikëqyrja nëpërmjet kontrollit të sigurimit të cilësisë ka prodhuar tregues pozitivë jo vetëm në rritjen e honorarëve të auditimit për njësitë ekonomike me interes publik, por edhe në uljen e numrit të mangësive të identifikuara apo zbatimit të rekomandimeve në vijim të kontrollit në shoqëritë e auditimit”. Tregu i auditimit arrin në 10.6 milionë euro. Renditja e 30 Tregu i auditimit, në fund të vitit 2022, kishte 242 auditues ligjorë të regjistruar, nga të cilët 152 auditues ligjorë që e ushtrojnë aktivitetin si person fizik, 65 shoqëri auditimi dhe 25 auditues ligjorë të punësuar pranë shoqërive të auditimit. Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit kanë ndërmarrë 3579 auditime ligjore në vit, referuar të dhënave për angazhimet e auditimit të realizuara në vitin 2022, sipas BMP. “Në vitin 2022, shoqëritë e auditimit shënuan 59% të të ardhurave nga shërbimet e auditimit, përkundrejt 41% të realizuara nga audituesit ligjorë. Pesha e shoqërive të auditimit ka mbetur e pandryshuar në përqindje, në krahasim me vitin e mëparshëm”, pohon Fino. Konkurrenca është shtuar mes shoqërive të auditimit në vitin 2022, duke shënuar disa lëvizje në renditjen e kompanive dhe hyrje të reja. Nga 30 shoqëritë më të mëdha në vitin 2022, 10 prej tyre, ose një e treta, kanë hyrë për herë të parë. Bordi i Mbikëqyrjes Publike (BMP) ka publikuar për të katërtin vit, renditjen në tregun e auditimit për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit sipas totalit të honorareve të auditimit të realizuara dhe numrit të njësive ekonomike të audituara, bazuar në raportimet dhe analizat e realizuara nga BMP për auditimet e kryera gjatë vitit 2022 dhe 2021.Publikimi i konsoliduar i renditjes, sipas këtyre dy kritereve, është bërë pavarësisht formës juridike të organizimitPër të dytin vit radhazi, shoqëria e auditimit “Mazars” është më e madhja në tregun e auditimit, bazuar në totalin e honorareve të realizuara nga shërbimet e auditimit. Pesha e saj e tregut u rrit në 7.74% në 2022, nga 7.19% që ishte vitin e mëparshëm. “Mazars” kryeson renditjen edhe në numrin e njësive ekonomike të audituara me 3.21% (2022) dhe 3.30% (2021). Në vend të dytë është shoqëria “Ernst & Young Eka – Dega në Shqipëri”, që zë 7.15% të të ardhurave, duke u ngjitur nga pozicioni i katërt i renditur në vitin 2021 me 5.65%. E treta në renditje mbetet shoqëria e auditimit “Deloitte Audit Albania Shpk”, me 5.55%, duke ruajtur të njëjtën renditje për 2022, por duke shënuar rënie 8% në volumin e të ardhurave të realizuara nga shërbimet e auditimit. “Grant Thornton”, që kryesoi tregun në vitet 2019 – 2020, në vitin 2021 ka zbritur në vendin e dytë me 6.39% dhe për vitin 2022 renditet e katërta, si shoqëri auditimi me 5.14% të tregut, duke shënuar rënie prej 19.5%. Kompania e pestë më e madhe është “Kreston Albania shpk”, me 3.86% të totalit, me rritje nga 2.96% që ishte kjo peshë në 2021. Shoqëria “Edison Lirim Troshani” është hyrje e re në vitin 2022, duke arritur të ketë 1.99% të tregut dhe të zërë vendin e gjashtë. “Priceë aterhouseCoopers Assurance Services SH.P.K.” është në vend të shtatë, njësoj si një vit më parë, me 1.92% të tregut. “Nexia AL” është ngjitur në vendin e tetë, nga i 14-ti vitin e mëparshëm, pasi ka rritur lehtë peshën e tregut në 1.45%. Në vend të nëntë dhe të dhjetë renditen përkatësisht “RSM ALBANIA” (1.46%), që është hyrje e re dhe “Aida Maloku” (1.37%). Për renditjen e plotë dhe peshën përkatëse shiko grafikun: Renditja sipas honorareve të faturuara për shërbime auditimi për Shoqëritë e Auditimit / Auditues Ligjor, 2022 dhe 2021./MONITOR

Exit mobile version