Aktualitet

Tullumbacet me azot ‘helmi’ i të rinjve, ministria e Brendshme del me kërkesën urgjente (Dokumenti)

Ministria e Brendshme kërkon që tullumbacja me azot të futet në listën e lëndëve psikotrope

Nisur nga fakti që Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7975, datë 26.7.1995, “Per barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, të ndryshuar, është në proces shqyrtimi në Kuvendin e Shqipërisë dhe në Komisionin që Ju drejtoni, më lejoni të parashtroj sa vijon.

Në bazë të raportimeve dhe të dhënave më të fundit nga operacionet e Policisë së Shtetit, konstatohet shqetësimi lidhur me përdorimin nga të rinjtë të lëndëve në formë gazi, të llojit N20 (azot, dyoksid azoti), të cilat, sipas ekspertëve të mjekësisë, sjellin probleme shëndetësore, përfshirë të natyrës neurologjike. Në shumë raste, Policia e Shtetit ka realizuar sekuestrime të bombolave të dyshuara të mbushura me këtë lloj gazi, për të shmangur përdorimin e paautorizuar të tyre me qëllime përfitimi.

Duke qenë se këto lëndë nuk klasifikohen aktualisht si lëndë narkotike apo psikotrope t? ndaluara, sipas legjislacionit në fuqi, lind nevoja emergjente për përfshirjen e tyre në listën përkatëse që i bashkëlidhet ligjit nr. 7975 datë 26.7.1995 “Per barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar. Krahas gazit N20, kërkojmë nga ky Komision të merret në konsideratë edhe përfshirja në listën e lëndëve narkotikeve apo psikotrope të ndaluara edhe të te gjitha substancave te reja narkotike, të identifikuara dhe propozuara, në kohë të ndryshme. nga Instituti i Policisë Shkencore, të cilat mund t’ua vendosim në dispozicion sipas kërkesës Tuaj.

Sa më sipër, Ministria e Brendshme, edhe në rolin e institucionit udhëheqës për negociatat për Kapitullin 24, vlerëson se mbështja nga ana Juaj e këtij propozimi është në përputhje edhe me rekomandimet e lëna në kuadër të Takimit të 13-të të Nënkomitetit të Bashkimit Evropian -Shqipëri “Drejtësia, liria dhe siguria” dhe konkretisht: “Shqipëria duhet të ndryshojë ligjin për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope për të përditësuar listën e substancave psikotrope ndaluara, në mënyrë që të sigurojë një kuadër të përshtatshëm ligjor për hetimet dhe ndj penale”.

Exit mobile version