Aktualitet

Turistë të helmuar në spitalin e Vlorës/ Në total rreth 70 persona, mes tyre disa fëmijë (PAMJE)

Rreth 20 turistë paraqiten në spitalin e Vlorës.

Gazetarja Afrovita Hysaj, bën me dije për FaxNews se turistët kanë pësuar intoxikacion alimentar, ndryshe helmim.

Turistët kanë mbërritur në Vlorë nga një prej anijeve turistike që kryen linjën e Karaburun -Sazan.

Dyshohet që turistët të jenë helmuar nga ushqimi.

Mësohet se 5 fëmijë janë shtruar në Pediatri, ndërsa numri i të tjerëve që po shkojnë është 15.

Burime bëjnë me dije, se në total mund të jenë rreth 70 persona.

Pjesa më e madhe janë adoleshentë dhe fëmijë, ku shumica e tyre, me origjinë polake.Grupi i të rinjve 14-15 vjeçar, mes tyre edhe fëmijë nën 13 vjeç. Kanë qenë sot në një tur në Karaburun. Janë nisur në mëngjes nga Vlora drejt akaraburunit dhe Sazanit me një prej anijeve turistike. Sipas tyre jashtë kamerave kanë ngrënë ushqim në anije.

Exit mobile version