Vetëm në katër muajt e parë të vitit, numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në vendin tonë është rritur me 57%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022. Të gjendur përballë këtij fluksi të shtuar të vizitorëve të huaj, por edhe mungesës së fuqisë punëtore, bizneset turistike kanë gjetur si zgjidhje punësimin e grupmoshave 16-20 vjeç. “Unë jam 19 vjeç dhe kam 3 vjet që punoj në pjesën e hotelerisë. Është më shumë dëshirë.”tha Elvisi njwri nga punonjwsit e hotelit. “Prej 4 vitesh jam angazhuar në punët që lidhen me turizmin. Unë jam ndjerë shumë rehat në pozicionin e shërbimit si kamarier.”tregon njwri prej kamarierwve. “Nuk është çudi që tashmë të shihni 16 vjeçarë që janë në shërbim. Ndërsa politikat e punësimit për 18-20 vjeç që konsiderohen të rinj, janë edhe fasha më e rëndësishme që mban një peshë 30% të të punësuarve në këtë sektor. Të rinjtë mbi moshën 16 vjeç që ju lejohen të bëjnë edhe praktika mësimore pranë bizneseve, janë edhe target për t’u punësuar aty. Nëse ata janë nën 18 vjeç, kjo bëhet përmes një deklarate noteriale të prindit që i lejojnë të punojnë dhe oraret janë të reduktuara “ theksi Jerola Ziaj perfaqesuese e Unioni Turistik I jugut..Blerim Norja është menaxher i një hoteli në zonën e plazhit të madh në Durrës, ku ka 100 të punësuar. Ai tregon se për të punësuar të rinj të grupmoshës 16-20 vjeç, fillimisht i trajnon ata para nisjes së sezonit turistik. “Ne i punoësojmë punonjësit tanë që në muajt mars, prill, janë nxënës në shkollë dhe i marrim part time të shtunë, të diel dhe i bëjmë gati për sezonin turistik të vrullshëm. Gati 80% janë punonjës ose stabël, ose nga sezoni i kaluar, kemi diku te 100 punonjës dhe vetëm 20 prej tyre mund të jenë të rinj.”tha Blerim Norja menaxher hoteli Bizneset turistike në vend pohojnë se mbi 60% e të punësuarve në këtë sektor janë të rinj dhe kjo, sipas tyre, është një zgjidhje e mirë, sepse kjo grupmoshë është më energjike dhe ofron një shërbim të kënaqshëm për klientët.