Turizmi kulturor, po bëhet gjithnjë më i njohur dhe më i frekuentuar. Shifrat e vizitorëve në sitet kulturore po njohin vetëm rritje në vitet e fundit, një rol të madh në këto shifra pozitive luajnë padyshim dhe turistët e huaj.
Nëse në 2021, diferenca mes vizitorëve vendas dhe të huaj ishte e konsiderueshme, në 2022, kjo diferencë është zbutur.
Shifrat e 2022, tregojnë se mbi 689.000 persona kanë zbuluar trashëgiminë kulturore ku 46.5% e tyre janë të huaj, çka tregon se koncepti i pushimeve në Shqipëri, nuk është i plotësuar, për ta pa vizituar sitet arkeologjike dhe muzetë.
Por ky raport i INSTAT krahasuar me atë të 2019-s, tregon që në 2022-shin ka pasur një rritje të interesit të vizitorëve vendas për kulturën e tyre, pasi në 2019 shifrat tregonin dominimin e turistëve të huaj ndaj atyre vendas në këtë sektor, e cila përbënte 55% të shifrave.
Sa i takon 2023, viti ka nisur me shifra tejet pozitive për 6 mujorin e parë, duke pasur pritshmërinë që ato do të kapërcejnë 2019, që për kulturën ka qenë viti më i mirë.
Ky raporti tregon dhe një të dhënë interesante, se interesi ka ardhur ne rritje edhe ndaj eventeve kulturore.
Sipas INSTAT është rritur përqindja e qytetarëve që navigojnë në internet për të mësuar më shumë për aktivitet kulturore, apo informacione të tjera në këtë fushë veçanërisht nga meshkujt, te cilët përjashtim bëjnë tek blerje online për qëllime kulturore.