Aktualitet

Tushemishtit i rikthehen vizitorët, investimet dhe çmimet e ulëta tërheqin pushuesit

Për shkak të një projekti që po realizohet në shëtitoren e re të fshati turistik Tushemisht numri i turistëve këtë sezon ka qenë i pakët deri para pak ditësh. Zhurmat e punimeve, pluhuri dhe pamja e keqe kishin larguar tërësisht pushuesit.

Të vetmit që kishin mbetur kanë qenë pushuesit besnikë, ndërkohë që të tjerët kanë gjetur vende të tjera akomodimi brenda qytetit dhe jo vetëm.

Shtrimi i rrugës me asfalt ditët e fundit ka rikthyer dhe njëherë tjetër pushuesit në këtë fshat turistik.

Sinkrone pushuesish  Gruaja “Kam vite, jam besnike e Tushmetishtit dhe e Pogradecit në vite. Besnikët mbeten dhe isha para disa kohësh, kur ishte rruga dhe është bërë në mënyrë rekord, shpejt, një mrekulli. Po, ndikon shumë, jo se ne nuk e duam, ne e të pashtruar të jetë vijmë, por shtrimi sjell mrekulli ”

” Nga Tirana jam, çdo vit vij këtu, me pëlqen dhe vendi i mirë. Gatimi shumë i mirë. Po, I rikthen Ishte çuni im para dy javësh, do rrinte një javë me tepër dhe për shkak të rrugës iku. U largua nga hoteli. Tani iku vend tjetër, unë durova këtu se me pëlqen. Dhe çmimet janë të lira”- tha një qytetar.

Edhe për Ilir Tasellarin operator turistik në Tushemisht thotë se shtrimi i rrugës dhe shtimi i sipërfaqeve të plazheve publike dhe vendparkimeve ka rikthyer sërish turistët.

“Duke parë dhe hapësirat që krijoji investimi që duken qe tani që janë më komode dhe me relakusese, pushuesit kanë nisur të frekuentojnë sërish Tushemishtin se dhe natyra këto ditë ka qenë shumë e bukur por e investimi e ka zbukuruar me tepër. Që Tushemishti pret pushues, siç ka pritur ngahera “-tha ai.

Tushemishti për shkak të bukurisë që ka, mikpritjes dhe kulinarisë është nga fshatrat më të kërkuar nga vendasit dhe të huajt. Ky fshat ka rreth 1 mijë vende akomodimi hotelerie dhe shtëpi pritëse.

Exit mobile version