Aktualitet

Udhëzimi, ndryshojnë kushtet teknike dhe tregtimi për fikset e zjarrit

Një projekt-udhëzim i Ministrisë së Brendshme nxjerrë për konsultim me palët e interesit sjell ndryshime në kushtet teknike ato të tregtimit dhe testimit të aparateve të fikjes së zjarrit. Projekti sipas relacionit që e shoqëron përcakton qartë kërkesat të cilat duhet të respektojnë ato të Bashkimit Evropian.“Projekt-udhëzimi ‘Për kushtet teknike të importit-tregtimit , mirëmbajtjes, testimit te aparateve të fikjes së zjarrit” disiplinon procedurat e klasifikimit dhe miratimit të standardeve për pajisjet e fikseve të zjarrit dhe ka për qëllim parandalimin e zjarrit të cilat i referohen standardeve/normave të miratuara sipas direktivave EN-3, EC lidhur me fikset e zjarrit. Projekti përcakton kërkesat teknike të aparateve të fikseve të zjarrit që importohen dhe hidhen në treg për herë të parë, të cilat duhet të plotësojnë kërkesat sipas standardeve/normave të miratuara nga vendet e Bashkimit Evropian më qëllim garantimin dhe efikasitetin e duhur të fikseve të zjarrit” thuhet në projekt-udhëzim. I njëjti sanksionon se referuar misionit të Drejtorisë së Përgjithshme, në kuadër të funksionit publik, kjo drejtori ka si qëllim të vendosë rregulla, standarde për subjektet juridike dhe subjektet fizike të cilët merren me importin, tregtimin dhe mirëmbajtën e fikseve të zjarrit si dhe sistemet stacionare të fikjes së zjarreve si dhe ndaj subjekteve fizikë ose juridikë të cilët duhet të posedojnë dhe shfrytëzojnë këto pajisje. “Gjithashtu ky projekt-udhëzim parashikon fazat e mirëmbajtës periodike të fikseve të zjarrit/sistemeve stacionare të shuarjes së zjarrit siç janë: kontrolli fillestar, mirëmbajta periodike, rimbushja periodike si dhe mjetet për kryerjen e shërbimit të mirëmbajtjes” thuhet në relacion. Dokumenti sqaron se ky udhëzim është një përafrim me direktivën e Bashkimit Europian dhe se nuk parashikohet që të ketë efekte financiare në buxhetin e shtetit. Projekt-udhëzimi synon të garantojë zbatimin e politikave të veprimtarisë së shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin sipas parashikimeve të ligjit nr. 152/2015.

Exit mobile version