Aktualitet

Universiteti Mesdhetar, nisin aplikimet për raundin e dytë.Rektori Adrian Civici: Kuotat e limituara, aplikoni në datat 15-17 Shtator.

Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë është kthyer në një universitet lider, dhe ndër më të preferuarit e maturantëve. Me nisjen e raundit të dytë të aplikimeve rektori i universitetit Mesdhetar Adrian Civici fton të rinjtë që nuk janë regjistruar të respektojnë afatet për përzgjedhjen e preferencave në formularin A2, pasi kuotat janë të limituara.

“Në datat 15 deri 17 Shtator të gjithë ata kandidatë për studentë që nuk arritën të regjistrohen në raundin e parë, do të kenë një mundësi të re për të aplikuar në universitet. Kjo fazë është tejet e rëndësishme ndaj do ftoja gjithë maturantët të respektojnë afatet në përzgjedhjen e preferencave në portalin u-albania, pasi pjesa më e madhe e kuotave janë ezauruar dhe nuk kanë mbetur edhe shumë vende të lira.”

Sipas rektorit, maturantët janë drejtuar më shumë nga tregu i punës, më të kërkuarit janë informatika, por edhe fakulteti i ri i shkencave mjekësore.

“Universiteti Mesdhetar këtë vit erdhi me një fakultet të ri atë të shkencave mjekësore ku kërkesa ka qenë e lartë. Fakulteti më i kërkuar mbetet ai i informatikës ç’ka tregon se të rinjtë po orientohen drejt një tregu më të gjerë pune në fushën e teknologjisë dhe informacionit.”

Universiteti Mesdhetar ka aktualisht 3500 studentë dhe ofron 50 programe studimi në 4 fakultetet e tij.

Exit mobile version