Kujt I bie fati pë r të kë rkuar sherbim të urgjencë s së QSUT do ta kuptoj më së miri ecejaket e një “hallexhiu”. Fatmirë sisht njoftimet në media janë ato që kanë orientuar komunitetin pë r dë min e ndodhur si dhe orientojnë ata që kanë nevojë për sherbimet e urgjencës. Po cfarw po ndodh me sherbimet e urgjencws? Pasi tashmw dihet se pezullimi i punës në urgjencen e re të QSUT vijon prej më shumë se 2 javësh tashmë, ndërsa ende nuk ka një shpjegim pwrmbledhws se për shkakun e zjarrit. Ministria e Shendetësisë nuk ka reaguar për situatën edhe pse godina nuk kishte mbushur një vit nga inagurimi i saj. Pranë kësaj urgjence kërkojnë shërbim pacientë nga i gjithë vendi, por ndërkohë ata janë shpërndarë në spitalin e Traumës dhe tek “Shefqet Ndroqi”.
“Eshtë bërë një listë ndarje e ekipeve te kolegeve ku aktualisht 5-6 mjeke jemi duke shërbyer ketu. 2 kolege paradite shkojne dhe i bashkohen urgjences se sanatoriumit bashke me koleget e pneumologjise dhe sehrbimi pasdite që mund të jetë 24 orë ose 16 orë”, shprehet mjekja Besiana Hysi.
Ndërkohë përveç pacientëve që kanë qenë të shtruar pranohet të shtrohen edhe ata të cilët vijnë nga rrethet me rekomandim nga mjeku i familjes. Por në fundjavë urgjenca ka filluar të presë rastet e kirurgjisë dhe urgjencat nga aksidentet cerebrale apo stroku.
“Eshtë hapur urgjenca e kirurgjisë, të cilat brenda 24 orëve kanë qënë tek 117 raste dhe aksidentet cereblovaskulare, urgjenca të cilat janë neurologjike ishemike ose hemoragjike, jane pritur tek ne diten e shtune dhe te diele. Duke filluar e premte e shtune e diele do të priten ne urgjencen tone edhe urgjencat kurigjikale gjë që do vazhdoje të vijojë normalisht. Aktualisht presim urgjencat neurologjike, strokun edhe aksidentet cereblovaskulare”, thotë mjekja.
Ndërsa ende nuk dihet se kur do të rikthehet normaliteti në urgjencën më të madhe në vend ngarkesën do ta mbajnë dy spitalet e tjera universitarë.