Profesioni i mësuesit ka një rëndësi të veçantë në shoqëri, dhe kjo gje kuptohet lehte ne cdo skaj te Shqiperise. Pothuajse të gjithë fëmijet, mësuesen e tyre e marrin si shembull ngase ajo ka rol të rëndësishëm në jetën tyre dhe ata e shohin jo vetëm si mësuese por edhe si prind të dytë. Mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, është gjithashtu edhe një mundësi për t’iu shërbyer të tjerëve duke ndikuar në formësimin e një shoqërie të tërë. Këtij profesioni duket që i ka ardh për shtat dhe mësuese Valentina Nerguti, në qytetin e Kukësit. Ka ushtruar për vite me radhë profesionin e saj me shumë përgjegjësi. Mësimdhënia i ka ofruar mundësinë për të ndryshuar jetën e njerëzve të tjerë. Si mësuese ajo ka ndihmuar në zhvillimin e njohurive të shumkujt, ndoshta edhe ka ndikuar në mendjen dhe personalitetin e tyre. Mësimdhënia për mesuese Valin është një gjë tepër e dobishme për këtë kërkojmë që mësuesit e mirë të jene të nevojshëm në çdo vend dhe promovimi i tyre te behet me i shpeshte.. “Kam kënaqësinë ta nis javën sot me mësuesen e buzëqeshur Valentina Nerguti, e cila që nga viti 1992 u jep nxënësve të saj energji dhe dëshirë për të mësuar sa më mirë lëndën e fizikës. Ajo ka punuar në shkolla të ndryshme të Kukësit si shkolla “Qazim Shehu”, shkolla “Avni Rustemi dhe gjimnazi “Havzi “Nela”. Kolegët e saj e përshkruajnë mësuese Valentinën si mësuese shumë e përgatitur shkencërisht, profesionalisht, por edhe gjithmonë e përkushtuar me nxënësit. Me një marrëdhënie të shkëlqyer me kolegët, nxënësit dhe prindërit, ajo gëzon respekt të gjerë në qytetin e Kukësit. Respekt dhe mirënjohje për mësuese Valentinën!”. Me kete postim per mesuesen e perkushtuar nga Kukësi e nis javen Ministrja e Arsimit znj.Evis Kushi. Për të gjithe banoret e Kukësit duket se ministja ka ditur se kë të nxjerr ne pah, pasi është një ndër mesueset me te perkushtuara te te gjithe zones. Ka bere nje udhetim ne disa shkolla te zones se Kukësit dhe ne te gjitha shkollat eshte cilesuar si mesuesja me e mire. Sidoqoftë, mësimi i të tjerëve mund të jetë i lodhshëm, stresues dhe kërkues, por per mesuese Valin profesioni i mësueses ka përgjegjësi shumë të mëdha. Mendja dhe motivimi i njerëzve ndryshojnë shumë, prandaj një mësuese e mirë duhet të gjejë mënyra apo metoda të ndryshme inovative për t’u lidhur me nxënësit e saj. Një mësuese e mirë i njeh nevojat e secilit prej nxënësve të saj, si dhe përdor qasje të ndryshme me secilin prej tyre. Dhe këtë metode nxënësit e kane hasur vetem tek mesuese Vali. Kjo e fundit numëron breza të tërë që ka frymezuar per te ndjekur gjurmet e saj. Nëse ju pëlqen puna me fëmijë dhe besoni se edukimi ka fuqinë për të ndryshuar jetën, atëherë karriera si mësues mund të jetë e duhura për ju dhe ne ju themi qe te merrni shembull te mesuese Vali.