Aktualitet

Veliaj: Kurse falas tek Piramida/ “Nisma për fëmijët dhe të rinjtë nga një janari”

Bashkia e Tiranës ka synim që t’i bëjë falas kurset te Piramida, për fëmijët dhe të rinjtë që duan të marrin mësime në fushën e teknologjisë së informacionit. Erion Veliaj u shpreh se kjo është një ambicie që mund të bëhet realitet nga 1 Janari 2024. “Ambicia jonë është që, nga 1 Janari, ta bëjmë falas. Ëndrra ime është që çdo çun dhe çdo gocë në Tiranë të ketë mundësi ta marrë kursin falas pavarësisht se ku jeton, në Bathore apo në Bllok. Unë nuk siguroj dot suksesin e secilit, – nuk është as misioni im – por ajo që duam të sigurojmë është që fillimi të jetë njësoj për të gjithë.”u shpreh Erion Veliaj kryetari I Bashkise Tirane. Kryebashkiaku shtoi se sot turizmi dhe teknologjia zënë 50% të ekonomisë së qytetit.“Kur e filluam këtë punë, 8 vjet më parë, Tirana prodhonte 25% tekstil, – pra, këmisha dhe bluza, dhe 25% atlete dhe këpucë. Ishin punë të paguara pak dhe që mund t’i bëjë më mirë dhe më lirë dikush në Indonezi, Vietnam, Kinë apo Indi. Menduam se si mund ta transformojmë qytetin, edhe me investimet në infrastrukturë, që qyteti të fillojë të bëjë punët e së ardhmes. Sot nuk jemi perfekt, por pas 8 vitesh, 25% e ekonomisë që gjeneron Tirana është ICT dhe 25% turizëm.”, shtoi Veliaj.Veliaj mori pjesë edhe në ndarjen e çmimeve të konkursit AWS Jam Day, dedikuar teknologjisë “Cloud” në Shqipëri.

Exit mobile version