Aktualitet

Verë 2024, rritje me 30% të kontratave me agjencitë e huaja turistike

Tur-operatorët: Të huajt të kënaqur nga pushimet në Shqipëri

Një foto nga Shqipëria, nuk është kujtimi i vetëm që turistët e shumtë të huaj po marrin me vete.

Pas disa ditësh qëndrimi në rivierën shqiptare, përshtypjet e turistëve që zgjedhin të mos largohen pa parë dhe Tiranën janë shpresëdhënëse për një rritje të mëtejshme të interesit tek të tjerë të huaj.

“Jam i impresionuar, vërtetë këndshëm, kultura këtu na pëlqen, ushqimi shumë i mirë, është bukur të jesh këtu. Ne kemi ardhur nga Holanda, Shqipëria ishte një vend i paeksploruar për ne.”

“Zgjodha Shqipërinë sepse në Instagram pashë plazhet fantastike që ju keni, çmimet shumë të ulëta, janë më të lira sesa në plazhet e jugut të Italisë.”

“Jemi nga Kroacia, ne zgjodhëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sepse është shumë më lirë sesa në Kroaci. Qyteti duket fantastik, provuam dhe ushqimet këtu, janë sh

umë të mira.”

Falë edhe përshtypjeve të këtyre turistëve që kanë prekur atdheun e shqiponjave, sipas Unionit Turistik Shqiptar për verën e vitit 2024 që tani ka një rritje deri në 30% të kontratave me agjencitë e huaja sa i përket turizmit të organizuar.

Rrahman Kasa, Unioni Turistik Shqiptar: 70% e turistëve janë të kënaqur, pra tregon se kanë një përshtypje shumë të mirë dhe kjo ka ndikuar dhe do ndikojë në rritjen e numrit të turistëve. Ne i kemi kontratat tashmë të mbyllura për turizmin e organizuara dhe të rritura nga 25-30% më shumë.

Për këtë vit, turizmi bregdetar pritet të zgjasë deri nga mesi apo fundi i muajit Tetor.

Rrahman Kasa: Por turistët kulturorë do të vazhdojnë padiskutim deri në fund të Nëntorit.

Vetëm në 6 muajt e parë të vitit në Shqipëri kanë ardhur rreth 3.4 milionë të huaj, 33% më shumë sesa një vit më parë.

Exit mobile version