Luhatja e temperaturave sjell dhe problematikat ne shwndet. Rritja e menjehereshme e temperaturave behet shkaktar te shtimit te rasteve me viroza dhe infeksione te shumta sidomos te femijwt. Mjekja pediatre Sonila Brati në një intervistë për Ora News deklaroi se gjatë stinës së verës ka një shtim të rasteve të virozave dhe infeksioneve sidomos tek fëmijët të cilët shpesh paraqiten në spital me diarre.“Kohët e fundit është vënë re një rritje e numrit të rasteve, fëmijë që vijnë me temperaturë të lartë 39-40 me dhimbje fyti, dhimbje koke, diarre, të të vjellave, infeksionet e rrugëve të sipërme respiratore,” tha ajo. Rastet sa vijne dhe shtohen dhe prindrit I sjellin femijet kur ato jane ne momentet me kritike te virozave dhe infeksioneve qe ato kalojne te stimuluar dhe nga luhatjet e temperaturave. Prindrit me femije poshte moshes 10 vjec jane ato qe I shikon me se shumti dyerve te qendrave spitalore te cilet ankohen me shume per problemet e virozave dhe infeksioneve.