Aktualitet

Virozat te fëmijët, të prekur 40% e frekuentuesve të çerdheve dhe kopshteve. Drejtoresha e Arsimit Berat: Problematik mosvaksinimi i të miturve

Virozat e stinës, që kanë filluar që prej fillimit të vitit 2024 duke prekur çdo grupshoshë, tashmë janë përqendruar te fëmijët e vegjël. Në 39 kopshtet dhe 4 çerdhet që ndodhen në të gjithë territorin e bashkisë Berat, frekuentimi i fëmijëve është në masën 60%. Ndërkohë që 40% e fëmijëve janë të prekur nga virozat. Lajmi bëhet i ditur nga Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në bashkinë Berat, Klodjana Hoxha, e cila konfirmon se mungesat e fëmijëve në kopshte e çerdhe kanë ardhur për shkak të virozave të stinës. Duke konfirmuar se primare për ta është siguria e shëndetit fizik dhe mendor të tyre, Hoxha ka konfirmuar se problematike është mosvaksinimi i fëmijëve nga fruthi.

Ne nuk kemi asnjë rast fëmije të prekur me fruth. Kemi hasur probleme me fëmijët 1 vjeç dhe 5 vjeç në çerdhe dhe kopshte, të cilët janë të pavaksinuar nga fruthi. Në këtë situatë ne jemi në përfundim të një marrëveshjeje me Drejtorinë e Shëndetit Publik për këtë problematikë. Ne kemi kërkuar ndërhyrjen e tyre për të kontaktuar me prindërit. E thënë ndryshe, ne do fillojmë një fushatë takimesh me prindërit për t’i ndërgjegjja ata që të vaksinojnë fëmijët nga fruthi, pasi të kenë dëgjuar këshillat dhe arsyetimet e mjekëve specialistë të fushës”, -ka thënë Klodjana Hoxha.

Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, duke konfirmuar se Berati nuk ka asnjë rast fëmije me fruth deri tani, ka deklaruar se kjo është një sëmundje infektive e rëndë, me komplikacione dhe rrezikshmëri për jetën dhe për këtë arsye vaksinimi është i rëndësishëm.

Exit mobile version