Aktualitet

Viti 2023 rekord turistësh në qytetin e Lezhës.

Ndërthurja e natyrës mes malit, detit, lagunës, kulinarisë së pasur dhe historisë bën që Lezha të thyente rekord për këtë vit, sa i takon numrit të vizitorëve dhe turistëve.

Historiani Paulin Zefi thotë se këtë vit 60% e vizitorëve kanë qenë shqiptarë nga Kosova, por ajo që nuk pritej ishte Shatori, ku numëri i vizitoreve të huaj kapëceu shifra rekord prej 18.380 ku numrin 1 e mbajtën turistët nga Hollanda.  

Oferta e plotë turistike po e kthen Lezhën në qytet që ofron turizëmm gjithëvjetor.

Me pamje piktoreske, natyrë të pasur nënujore, Lezha njihet për destinacionet që e kapërcejnë interesin lokal.

Mjafton ta eksplorosh për të gjetur destinacionin e preferuar jo vetem për pushime verore, por në çdo stinë të vitit.

Exit mobile version