Aktualitet

Viti i ri shkollor/ Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake Tiranë plan masash të përbashkëta

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë përgatitur një plan të veçantë masash, me rastin e rritjes së fluksit të lëvizjeve, në nisje të vitit shkollor 2023-2024 dhe për këtë apelojnë për përdoruesit e rrugës:

Këmbësorët të ecin në vendkalimet e dedikuara për ta, si dhe të respektojnë vijat e bardha dhe semaforin.

Përdoruesit e biçikletave, motorëve elektrikë dhe motomjeteve të pajisen me kaska mbrojtëse, si dhe të respektojnë sinjalistikën horizontale dhe vertikale në rrugë.

Të shmanget përdorimi i automjeteve për distanca të afërta.

Në rast të shoqërimit të fëmijëve me automjet, për në kopësht/shkollë, fëmijët të pozicionohen në sediljen e pasme të automjetit dhe nëse është e nevojshme, në sexhiolino.

Vendqëndrimi i mjetit të mos jetë në afërsi të kryqëzimeve apo të vijave të bardha.

Drejtuesit e automjeteve në vendqendrim të mos bëhen pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera, duke racionalizuar maksimalisht kohën e qëndrimit, gjithnjë në anën e djathtë të rrugës.

Drejtuesit e automjeteve për transportin e nxënësve të kenë veçanërisht parasysh që të tregojnë kujdes në hipjen/zbritjen e nxënësve, duke ndaluar automjetet në vendet e përcaktuara, pa u bërë pengesë për lëvizjen e mjeteve të tjera.

Po kështu, pas shoqërimit të nxënësve në shkollë, të kujdesen deri në përcjelljen e nxënësit të fundit (pasagjer në këtë automjet), në ambientet e shkollës.

Exit mobile version