Shtyhet për herë të dytë regjistrimi i nxënësve në arsimin parauniversitar. Sipas vendimit, shtyhet deri më 10 shtator regjistrimi për klasën e parë dhe vitin e parë gjimnaz.
Ndërkohë regjistrimet për vitin e parë në shkollat profesionale do të zgjasin deri në 30 shtator.
“Në vijim të shkresës së Ministrit të Arsimit dhe Sportit me numër 5131/2 prot datë 06.09.2023, për regjistrimet në institucionet e arsimit parauniversitar për vitin shkollor 2023-2024, me qellim krijimin e mundësisë se regjistrimit për të gjithë nxënësit, sistemi e-albania do të qëndrojë i hapur deri më datën 10.09.2023. Ju lutemi të njoftoni prindërit ose kujdestarët e nxënësve që ende nuk janë regjistruar që të aplikojnë sa më shpejt për regjistrim”, thuhet në njoftim.
Fillimisht afati u shty deri më 4 dhe tani nxënësit do të kenë sërish kohë për regjistrime deri më datë 10.