Aktualitet

Vjen lajmi i mirë për pensionistët/ Zbardhet vendimi i fundit i qeverisë

Personat të cilët përfitojnë një pension pleqërie dhe janë të vetëpunësuar, përjashtohen nga detyrimi për të paguar kontribute shoqërore.

Nga kjo nismë përfitojnë rreth 1500 të moshuar të pensionit të pleqërisë të vetëpunësuar në sektorin privat. Deri më tani kanë derdhur çdo muaj rreth 9500 lekë, për efekt të sigurimeve shoqërore.

Ky projektigj sa i takon sigurimeve shoqërore është dorëzuar në Kuvend, ku pritet të nisin edhe diskutimet. Në këtë mënyrë, qeveria do t’u japë mundësinë pensionistëve të vetëpunësuar që të mos paguajnë më kontributet shoqërore, të cilat nuk kanë asnjë efekt në pensionin e tyre.

Vetëm kjo kategori në buxhetin e sigurimeve shoqërore derdhen rreth 169 milionë lekë në vit. Por ky përjashtim nuk është bërë për pensionistët e punësuar në biznese të ndryshme. Në relacion shpjegohet se përjashtimi nga pagimi i kontributeve pensionistëve të punësuar në sektorin privat, do të deformonte tregun e punës, do të dëmtonte skemën e sigurimeve shoqërore dhe do të sillte problematika lidhur me administrimin fiskal.

Exit mobile version