Nga rreth 5000 të burgosur, 2560 prej tyre kanë të drejtë të votojnë më 14 maj për kreun e bashkisë. Pjesa tjetër, 2096 nuk mund të jenë pjesë e procesit, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.E drejta e votës u mohohet një kategorie të dënuarish në bazë të ligjit të miratuar në vitin 2015. Bëhet fjalë për të dënuarit për vepra të rënda penale si vrasje, trafik droge apo organizatë kriminale.Mohimi i të drejtës së votës për të dënuarit për krime të rënda u aplikua për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. Prej asaj kohë disa të dënuar i janë drejtuar me padi Gjykatës së Strasburgut me argumentin se u është mohuar një e drejtë themelore. Në proceset e kaluara zgjedhore është aluduar për individë të burgosur që janë liruar nga qelitë për tu përdorur nga partitë politike por sipas Euronews Albania në muajin prill është miratuar një urdhër i veçantë që ka anuluar përkohësisht të gjitha lejet për të dënuarit.