Kandidatët e Partisë Socialiste kryesojnë në shumicën dërrmuese të bashkive, në rezultatet e zgjedhjeve vendore që u mbajtën ditën e djeshme. Sipas rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka fituar në 36 bashki, ndërsa kryeson edhe në 18 të tjera mbështetur në numrin e votave të numëruara deri tani. Koalicioni Bashkë Fitojmë ka fituar në 6 bashki, ndërsa një bashki (Finiq) kryesohet deri tani nga kandidati i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen (MEGA).
Ndër bashkitë ku tashmë ka përfunduar numërimi i votave, Partia Socialiste ka fituar në Elbasan, Korçë, Vlorë, Berat, Kamëz, Lushnje, Sarandë, Cërrik, Librazhd, Rrogozhinë, Vorë, Peqin, Bulqizë, Mat, Gramsh, Belsh, Roskovec, Tropojë, Dropull, Klos, Kolonjë, Maliq, Delvinë, Skrapar, Patos, Selenicë, Kuçovë, Dimal, Poliçan, Tepelenë, Përmet, Selenicë, Konispol, Këlcyrë, Libohovë dhe Pustec.
Koalicioni Bashkë Fitojmë ka fituar në Bashkitë e Mirditës, Hasit, Pukës, Fushë-Arrëzit, Memaliajt dhe Himarës.
Sipas KQZ, pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme ka qenë në masën 37.79%.
Tiranë
Në zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, deri tani janë numëruar 746 nga 934 kuti votimi. Kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Erion Veliaj me 54.55% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Belind Këlliçi, me 34.7%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 42.71%.
Durrës
Në zgjedhjet për Bashkinë Durrës, deri tani janë numëruar 297 nga 342 kuti votimi. Kryeson kandidatja e Partisë Socialiste, Emirjana Sako me 55.53% të votave, e ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Igli Cara, me 44.47%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 33.77%.
Shkodër
Në zgjedhjet për Bashkinë Shkodër, deri tani janë numëruar 246 nga 247 kuti votimi. Kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Benet Beci me 60.2% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Bardh Spahia, me 39.8%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 34.72%.
Elbasan
Në zgjedhjet për Bashkinë Elbasan numërimi ka përfunduar. Kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja ka fituar me 56.26% të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Luçiano Boçi, ka marrë 43.74%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 37.51%.
Fier
Në zgjedhjet për Bashkinë Fier, deri tani janë numëruar 219 nga 224 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Armando Subashi me 69.37% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Evdar Kodheli, me 19.72%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 31.11%.
Vlorë
Në zgjedhjet për Bashkinë Vlorë, numërimi ka përfunduar. Kandidati i Partisë Socialiste, Ermal Dredha, ka fituar me 70.55 % të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Hysni Sharra, ka marrë 29.45% të votave.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 24.94%.
Korçë
Në zgjedhjet për Bashkinë Korçë, numërimi ka përfunduar. Kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo, ka fituar me 60.63% të votave, ndërsa kandidatja e koalicionit Bashkë Fitojmë, Ledina Aliolli, ka marrë 39.37% të votave.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 32.12%.
Berat
Në zgjedhjet për Bashkinë Berat, numërimi ka përfunduar. Kandidati i Partisë Socialiste, Ervin Demo, ka fituar me 61.47% të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Zija Ismaili, ka marrë 38.53%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 34.15%.
Lezhë
Në zgjedhjet për Bashkinë Lezhë, deri tani janë numëruar 124 nga 126 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu me 52.75% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Pashk Gjoni, me 47.25%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 38.95%.
Dibër
Në zgjedhjet për Bashkinë Dibër, deri tani janë numëruar 97 nga 99 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Rahim Spahiu me 67.69% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Ismail Uka, me 27.11%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 43.76%.
Kukës
Në zgjedhjet për Bashkinë Kukës, deri tani janë numëruar 48 nga 73 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Safet Gjici me 48.95% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Admir Sinamati, me 42.19%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 52.71%.
Gjirokastër
Në zgjedhjet për Bashkinë Gjirokastër, deri tani janë numëruar 51 nga 67 kuti votimi. Deri tani, kryeson kandidati i Partisë Socialiste, Flamur Golemi me 71.93% të votave, i ndjekur nga kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Dorjan Lani, me 28.07%.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 36.89%.