Sipas statistikave të përafërta thuhet se vendi ynë rezulton në listën e shteteve me numrin më të ulët të sigurimit të banesave nga fatkeqësitë natyrore në Europë. Vetëm 2.4% e totalit të banesave kanë një kontratë sigurimi në rast zjarri, tërmeti apo përmbytje. Ditëve të fundit popullata është përballur nga një numër I konsiderueshëm zjarresh në të gjithë vendin. Edhe pse shqiptarët u goditën nga shumë fatkeqsi natyrore sic ishin dy tërmetet e nëntorit të 2019, përmbytje të shumta e së fundmi zjarre të përmsa të ndryshme, serish shqiptarët duket se nuk kanë marrë mend nga këto situate. Edhe pse politikat e tregut dhe te kompanive të sigurimeve orientojnë konsumatorët drejt produkteve vullnetare, sigurimi nga zjarri dhe rreziqet shtese nuk është së lëviz shumë këtë përiudhe duket se ka pësuar një rritje shumë të lehtë. Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-korrik 2023, vihet re një rritje prej 20.05% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me vetëm 2.33% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Ndryshe nga e njëjta periudhë e një viti më parë, i gjithë portofoli i pronës ka shënuar rritje modeste gjatë këtij viti, me një total arkëtimesh prej rreth 27 milionë eurosh.Por bazuar në statistikat e Autoritetit të Mbikëyrjes Financiare thuhet se në total, në zerin e sigurimeve të pronës ku përfshihen portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive gjatë muajit janar-korrik 2023 shqiptarët shpenzuan rreth 2,7 miliardë lëke. Vendin e parë në këtë portofol e zënë Sigurimi nga Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.52%, të pasuara nga Sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.68% të totalit. Një pejsë e mirë e këtyre sigurimeve, pavarëisht se përfshihen në grupin e sigurimeve vullentare, i detyrohen sistemi bankar, i cili nuk miraton kredi pa sigurimin e pronës. Ndërkaq, primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 5,6 miliardë lekë, afërisht 56 miliardë euro, dhe 16.10% më shumë se në muajin janar-korrik 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 1.42% krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-korrik 2023, patën një rritje me 18.97% kundrejt muajit janar-korrik2022. Të para në total, Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 13,1 miliardë lekë, rreth 130 milionë euro, ose 11.22% më shumë se në janar-korrik 2022. Gjatë muajit janar-korrik2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 794,312 me një rritje prej 12.58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.90% dhe risigurimi 0.08 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.92% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.08% të totalit të tregut.