Secili përjeton stres në profesionin e tij por megjithatë ka disa pozicione të caktuara pune në të cilat stresi është më i shtuar madje edhe i përditshëm. Nuk mund të jetë befasi që karriera në sektorin ushtarak dhe të sigurisë publike konsiderohen ndër punët më stresuese. Për të tretin vit radhazi, personeli ushtarak i regjistruar, zjarrfikësi, piloti i linjës ajrore dhe oficeri i policisë janë katër profesionet më stresuese, sipas raportit vjetor të punëve më stresuese të “CareerCast”.
Taksistët
Taksisti Xhevit Bara tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euroneës Albania se policët punojnë si taksistë dhe janë të dypunësuar në këtë profil. Ai u shpreh kundër kësaj gjëje duke theksuar se kjo i heq mundësinë vetë atij për të punuar. “Policë shteti që punojnë taksi?! 24 orë në ditë. Janë të dhënat, janë gjeneralitetet, targat, të gjitha, por do ta shohim më vonë, por e lëmë këtë temë se nuk e zgjidhim dot,” – u shpreh Bara. Sipas tij policët nuk duhet të punojnë taksi, sepse dhe taksistët nuk e kanë mundësinë ta bëjnë policinë si punë të dytë. “S’duhet të punojnë, se s’më lënë mua të punoj. S’më lë njeri te policia pasdite mua,” – tha ai. Për të tretin vit radhazi, personeli ushtarak i regjistruar, zjarrfikësi, piloti i linjës ajrore dhe oficeri i policisë janë katër profesionet më stresuese, sipas raportit vjetor të punëve më stresuese të “CareerCast”.
Zjarrfikësit
Zjarrfikësi Marsel Troshku tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euroneës Albania se puna e tyre në përditshmëri lidhet ngushtësisht me stresin përveç vështirësisë. Ai solli në vëmendje raste kur as nuk ju hapin rrugën kur kanë urgjenca. “Ne nisemi për një zjarr, nuk e dimë çfarë na pret atje, nuk e dimë kush na ka zënë rrugën, nuk e dimë nga të shtrijmë linjat për të punuar, nuk dimë a ka njerëz. Këto vitet e fundit ka ndryshuar, na e hapin rrugën sa na shohin nga larg, na kanë ndihmuar. Dikur se hapnin rrugën fare, nuk iu interesonte, tani është më ndryshe se njerëzit janë ndërgjegjësuar. Dikur se kanë ditur fare çfarë është zjarrfikësja,” – u shpreh Troshku.