“Vetmia” sipas OBSH sa vjen dhe bëhet një kercenim për shëndetin global.Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka deklaruar se vetmia është një kërcënim urgjent për shëndetin global.
Vetmia sipas OBSH lidhet edhe me situatën sociale që bota u përball pas pandemisë Covid-19 me shumë njerëz që ngelën të vetmuar si pasojë e izolimit.
Një mjek kirurg amerikan krahasoi se efektet e vetmisë janë të barabarta me pirjen e 15 cigareve në ditë.
Vetmia e cila sipas mjekëve të OBSH është ende e nënvlerësuar, i kapërcen kufijtë dhe po bëhet një shqetësim global i shëndetit publik që prek çdo aspekt të shëndetit, mirëqenies dhe zhvillimit.
Rreziqet shëndetësore janë po aq të këqija sa pirja e duhanit deri në 15 cigare në ditë dhe madje më të mëdha se ato që lidhen me obezitetin dhe pasivitetin fizik u shpreh një mjek.
Ndërsa vetmia shihet shpesh si një problem për vendet e zhvilluara, mjeku u shpreh se normat e një në katër të moshuarve që përjetojnë izolim social janë të ngjashme në të gjitha rajonet e botës. Tek të moshuarit, vetmia shoqërohet me një rritje prej 50% të rrezikut të zhvillimit të demencës dhe një rritje prej 30% të rrezikut të sëmundjes së arterieve koronare ose goditjes në tru.
Por ajo dëmton edhe jetën e të rinjve. Midis 5% dhe 15% e adoleshentëve janë të vetmuar, sipas shifrave që ka të ngjarë të jenë të nënvlerësuara. Në Afrikë, 12.7% e adoleshentëve përjetojnë vetminë krahasuar me 5.3% në Evropë.
Të rinjtë që përjetojnë vetminë në shkollë kanë më shumë gjasa të braktisin universitetin. Ajo gjithashtu mund të çojë në rezultate më të dobëta ekonomike, ndjenja e shkëputur dhe e pambështetur në një punë mund të çojë në më pak kënaqësi dhe performancë më të dobët në punë.