Në vigjilie të festë s së pamvarësisë Tirana ka nisur të zbukurohet kuq e zi. Jo vetë m kaq por, Tirana pritet ta kremtojë ndryshe këtë herë festën e 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë. Më 28 Nëntor, në kuadër të 111-vjetorit të Ditës së Pavarësisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” do të zhvillohet Paradakuqezi 2023. Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kanë publikuar pamjet 3D si do të zhvillohet parada ideja për të cilën ka ardhur nga një grup të rinj në diasporë. “Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 Nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë Paradakuqezi 2023”, ka shkruar në Facebook Kryeministri Edi Rama. Në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ do të zhvillohet pë r herë të parë “Parada e shqiptarëve” një paradë ndryshe e cila do të bashkojë mbarshqiptarinë . Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale një video 3D se si do të zhvillohet paradë. “Një ide e ardhur nga një grup të rinjsh në diasporë, do të mbledhë shqiptarët nga të katër anët në një paradë të vetme më 28 Nëntor. Nëse moti do të ndihmojë pak, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nis në mesditë Parada Kuqezi 2023!’- shkruan Rama. Kjo paradë do të mbledhë shqiptarë nga të gjitha trojet dhe nga diaspora.