Aktualitet

32 mjete lundruese të bllokuara nga Ksamili në Velipojë, gjobiten drejtuesit

Plot 32 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare nga Ksamili në Velipojë, konkretisht 16 Jet Ski, 6 gomone, 8 skafe dhe 2 mjete lundruese turistike. Ndërkohë, 20 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë, 9 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin dhe 3 mjete lundruese  janë bllokuar në Velipojë. Shkeljet e konstatuara janë lundrim/bregëzim jashtë zonës së përcaktuar duke rrezikuar jetën e plazhistëve, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni. Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë të rinj.

Exit mobile version