Shtohet numri I pacientwve nw psikiatri. Numri i personave që shfaqin probleme të ndryshme të shëndetit mendor për shkak të vapës është rritur nw tw gjithw vendin. Por, në Fier, sipas mjekes psikiatre Ina Prifti, janë paraqitur për ndihmë mjekësore gjatë këtyre muajve rreth 300 pacientë me simptoma të ndryshme. “Vapa ndikon negativisht. Dhe kjo ndikon në problemet e shëndetit mendor. Rënie të përqendrimit. Probleme me gjumin. Të tjerë ulin dozat e medikamenteve”, tha mjekja psikiatre në Fier, Ina Prifti. Pwr tv Top Channel Shqetësim, sipas mjekes, mbeten dhe adoleshentët, të cilët me konsumin e pijeve energjike.“Është rritur abuzimi me pijet energjike dhe kjo shkakton rënie të imunitetit”, tha Prifti. Bluzat e bardha apelojnë që gjatë këtyre ditëve të nxehta të evitohen lëvizjet gjatë orëve të drekës. Fluksin më të madh e njohën Kardiologjia dhe Psikiatria. Specifikisht në Spitalet Psikiatrike u shtruan 17,5% pacientë më shumë sesa në vitin 2021. Tirana ka 3 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor. “Sistemi i referimit që fillon me mjekun e familjes nëpërmjet një rekomandimi I referon ata në Qendrat Komunitare të Shëndetit Mendor, për të marrë ndihmën mjekësore apo psikologjike. Për raste që janë të rënduara ne bëjnë referime për në Spitalin Psikiatrik. Në vitin 2022 vetëm nga qendra jonë janë referuar për në Spitalin Psikiatrik 220 raste. Ndërsa në vitin 2021 ne referuam 190 raste. Unë mendoj se fluksi i shtrimeve është rritur, pasi deri në 2021 ekzistonte ajo frika e madhe e pandemisë, e infektimit nga Covidi. Arsye tjetër është se ka patur një ulje të kujdesit nga familjarët për personat me problem të shëndetit mendor, sepse ishin më të fokusuar tek pjesa fizike, më tepër se ajo mendore. Tani sigurisht që frika ka kaluar dhe është kthyer gjithçka në normalitet, pandemia pothuaj është harruar, por megjithatë trauma që la pas është shumë e madhe. Shumë problem të shëndetit mendor u rënduan dhe ndërkohë u shfaqën shumë problematika të reja, ku kryesisht dominojnë çrregullimet e ankthit, çrregullimet e stresit post-traumatik nga mbyllja dhe izolimi, si dhe çrregullimet depresive.”- shprehet Valentina Asabella, mjeke psikiatre.