Aktualitet

Aeroporti Rinas mbi 5.4 milion pasagjerë deri ditën e djeshme. Fluksi është rritur me 37%, krahasuar me një vit më pare.  

Shifra zyrtare e publikuar së fundmi se vendin tonë e vizituan mbi 8.3 milionë vizitorë për 9 muaj, konfirmon gjithnjë e më shumë se Shqipëria është futur në hartën turistike të shumë vendeve të botës. Pjesa më madhe e turistëve zgjedhin kryesisht të udhëtojnë me avion, duke regjistruar kështu nga Janari deri me 3 Tetor mbi 5.4 milione pasagjere vetem ne Aeroportin e Rinasit.

“Tashmë e kemi kaluar shifrën e mbi 5.4 milionë pasagjerëve nga Janari deri me 3 Tetor, një rritje prej 37% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Mund të themi padyshim se ka qenë një vit i suksesshëm. Megjithatë ne synojmë të kalojmë shifrën e 7 milionë pasagjerëve në Rinas deri në fund të këtij viti.”

Hyrja e kompanive Low Cost vitet e fundit, por dhe të atyre që do të hyjnë në tregun shqiptar deri në fund të vitit, pritet të kenë impakt direkt në shtimin e fluksit të udhëtarëve që i drejtohen Shqipërisë.

Exit mobile version