Aktualitet

‘Tetori rozë’, e gjen pa mamografi spitalin e Korçës! Shefja e kujdesit parësor: Aparatura ka pësuar defekt! Ministria ofron ‘zgjidhjen’ alternative

Teksa u bëhet thirrje grave për të parandaluar kancerin e gjriit përmes mamografisë, në qytete të mëdha si Korça nuk ka aparaturë për diagnostikimin e semundjes. Sot ka mbërritur mamografia e lëvizshme, ndërsa mamografia e spitalit ka pësuar defekt dhe nuk dihet se kur mund të riparohet. 

Teksa u bëhet thirrje grave për të parandaluar kancerin e gjriit përmes mamografisë, në qytete të mëdha si Korça nuk ka aparaturë për diagnostikimin e semundjes. Sot ka mbërritur mamografia e lëvizshme, ndërsa mamografia e spitalit ka pësuar defekt dhe nuk dihet se kur mund të riparohet. 

Feride Duri nga fshati Moravë kishte ndjerë disa shqetësime dhe pas analizave, mjekët i rekomanduan ekazaminimin me mamografi. Në spitalin e Korçës, aparatura për diagnostikimin e kancerit të gjirit është jashtë funksionit prej disa ditësh, ndaj Ferideja priti, derisa të mbërrinte mamografia e lëvizshme nga Tirana. “Hera e parë që e bëj. Unë rastësisht e pashë makinën e mamografisë. Kam pas shtrëngim në gjoks, dhe erdha ta bëj meqenëse është pa lek. Më kanë thënë që është pa zarar”, u shpreh ajo për mikrofonin e Report TV.

Edhe Majlinda Kote e konsideron veten me fat që mund të kryente një kontroll falas.

“Rastësisht erdha në qendrën sanitare dhe pashë që mamografia kishte ardhur dhe përfitova nga rasti për ta bërë. Kam bërë dhe here të tjera. Edhe pse kam dalë negative e mira ta kontrolloj çdo vit. Çdo zonje i them ta bëjnë sa më shpejt. Njerëzit tani janë të informuar, por përtojnë, por në fakt duhet bërë një orë e më parë”, tha ajo.

Faktin se me qindra gra në Korçë kanë mbetur pas shërbim, e pranon Nada Terpo, Shefe e Kujdesit Parësor Shëndetësor. Aparatura në spitalin Rajonal të Korçës ka pësuar defekt dhe ende nuk është rregulluar.

“Jemi në muajin tetor, muajin e sensibilizimit të kancerit të gjirit, mamografia e lëvizshme ka ardhur në qytetin e Korçës për herë të parë, sepse është prishur mamografia statike në spital. Ka pësuar defekt dhe nuk u arrit të rregullohej në kohë”, u shpreh Terpo për Report TV.

Ekzaminimet janë të detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç dhe ato me historik të kësaj sëmundje të familje.

“Depistimi bëhet një herë në vit për gratë mbi 5-vjeç. Por çdolloj shqetësimi që mund të ketë një grua, masë e formë dhe rrjedhje duhet të kërkojë ndihmë shëndetësore.Kanceri i gjirit nëse depistohet në kohë shpëtohet jetë”, vijon ajo.

Mamografia e lëvizshme do qëndroje 7 ditë në Korçë dhe kapaciteti është 20 vizita në ditë.

“Muaji tetor çdo vit ka pasur fluks të paparë, gati 1 mijë depistime në tetorin e vitit të kaluar. Sivjet kapaciteti është 20 vizita në ditë, megjithatë nëse do ketë kërkesa ne do përpiqemi t’i përballojmë”, përfundoi Shefja e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Korçë.

Exit mobile version