Aktualitet

630 mln euro nga tregu imobiliar, shifra rekord në 6 muajt e parë të 2023

Close-up house model place on table,Behind the blur people are writing home,Real estate concepts.

Sipas të dhënave të INSTAT në 6 muajt e parë të këtij viti, në tregun e pasurive të paluajtshme janë realizuar mbi 600 milionë euro shitje. Ekspertët thonë se kërkesa për banesa të reja edhe nga të huajt ka rritur shitjet, por edhe çmimet e apartamenteve.

Tregu imobiliar në Tiranë tre vitet e fundit ka njohur një shtrenjtim. Çmimet mesatare variojnë sipas zonave, por sa më shumë t’i afrohesh qendrës dhe zonës së liqenit, vlerat e qirave shumëfishohen.

“Ka një rritje të apartamenteve si për qira dhe për shitje. Tirana është bërë një vend policentrik, zona Astirit është një pikë, qendra është gjithmonë e kërkuar, Komuna e Parisit,” – u shpreh agjenti imobiliar, Orgest Beti. Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se prodhimi i brendshëm bruto në aktivitetin e pasurive të paluajtshme, është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë  të paktën që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat.

Exit mobile version