Aktualitet

AKU, gjobë 500 mije lekë dhe bllokim  produktesh ushqimore në një subjekt tregtar.

Produkte ushqimore të skaduara kanë qenë dhe epiqendra e aksonit të zhvilluar nga AKU në kryeqytet. Agjencia Kombëtare e Ushqimit përmes një publikimi në rrjetet sociale ka njoftuar bllokimin e disa produkteve në një subjekt tregtar që tregtonte produkte ushqimore të skadura.

Në njoftim thuhet se janë bllokuar 20 kg produkte ushqimore: sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra qumësht, vaj ulliri dhe majonezë.

Përveç bllokimit të këtyre produkteve me qëllim asgjësimin u vendos edhe masa administrative në vlerën e 500 mijë lekëve.

Njoftimi i AKU-së:

Tiranë, AKU bllokon produkte ushqimore jashtë afatit të përdorimit

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duke iu referuar një denoncimi, ka reaguar menjëherë nëpërmjet strukturave të Drejtorisë Rajonale Tiranë, duke kryer inspektim në subjektin “N”, me aktivitet “Tregtim të produkteve ushqimore”. Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e këtij subjekti ka rezultuar se aktiviteti ushtrohej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare dhe produktet ushqimore ruheshin sipas natyrës së tyre në kushte frigoriferike dhe rafte. Nga verifikimi i produkteve ushqimore u konstatuan 20 kg produkte ushqimore me afat të kaluar përdorimi të llojit, sallamra, biskota, cornflakes, ëmbëlsira, brumëra, fruta të ngrira, gjalpë, kos dhe 8 litra produkte qumësht, vaj ulliri dhe majonezë të markave të ndryshme. Gjithashtu subjekti nuk dispononte një sistem efikas gjurmueshmërie të produkteve ushqimore dhe nuk implementon planin e vetëkontrollit HACCP.

Nga trupa inspektuese u krye bllokimi i menjëhershëm i kësaj sasie në subjekt me detyrim asgjësimin e tyre sipas legjislacionit në fuqi, si dhe u mor masa administrative me gjobë në vlerën e 500’000 lekëve.

Exit mobile version